Përkujtimi i policëve të rënë në krye të detyrës, Basha: Ata sot...

Përkujtimi i policëve të rënë në krye të detyrës, Basha: Ata sot janë të tradhëtuar

68
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtur ditën e sotme policët e rënë në krye të detyrës. Në një postim në facebook, Basha shkruan se ata janë njerëzit që kanë bërë më shumë për këtë vend, ndërsa shton se “sot ata ndjehen të tradhtuar, kur shohin që krimi ka pushtuar vendin.”

Postimi i plotë i Bashës:
Sot eshte dita e te reneve te policise ne krye te detyres, nje dite qe na kujton per ata burra ne uniforme me kurajo e integritet qe dhane jeten ne lufte kunder krimit.

Askush nuk ka bere me shume se ata per rendin e drejtesine ne kete vend. Menyra me e mire per ti kujtuar e per te vleresuar vepren e tyre eshte beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e droges. Vetem keshtu shpirti i tyre do prehej ne paqe.

Per fat te keq, ata sot jane te tradhetuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi qe ata luftuan, ndan pushtetin me qeverine. Krimi qe ata luftuan sot eshte ne formen e kupoles mafioze ku jane bashke qeveria e bandat. Ku shefat e komisariateve, besnike te qeverise, ndihmojne trafikantet, e dhunojne te pamundurit. Deshmoret e policise dhane jeten per tjeter gje, per sigurine e qytetareve dhe per te ndalur krimin.
Ne nuk mund ta leme sakrificen e tyre te shkoje dem.

Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo behet e mundur vetem me nje qeveri qe nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndeshkon dhe i con ata dhe pushtetaret e korruptuar qe sot jane mburoja e krimit para drejtesise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY