PËRGJIMET/ “Lolo është ku**ë, e ha në vesh dhe në gojë”

PËRGJIMET/ “Lolo është ku**ë, e ha në vesh dhe në gojë”

393
0
Shares

Kanë dalë detaje të reja mbi mënyrën se si merreshin vesh anëtarët e bandës kriminale të Habilajve. Mesa duket, gjen vend shprehja popullore “nuk ka fis pa një pis”, pasi Florian Habilaj i njohur si “Lolo”, nuk preferohet nga djemtë e tjerë të grupit. E ndërsa për Moisiun shprehen se është djalë i mirë. Ky përfundim ka dalë si pasojë e përgjimeve të 2 trafikantëve, të bëra nga autoritet italiane. Përgjimet kanë regjistruar Margiglen Alimuçajn, i cili e quan Florian Habiljan “k*rvë” disa herë, ndërsa Moisi Habiljan e quan “një djalë të mirë”. Regjistrimi ambiental i bërë në një bordin e një BMW-je në përdorim nga Maridian Sulaj, është i datës 5 Janar 2014. Teksa Maridian Sulaj dhe Margiglen Alimuçaj i njohur si “Geni”, lëvizin me makinë, në orën 23:15, në një natë me shi, nisin bisedën:

Maridian: Ehi Bushi… po ti këtë herë ishte lart?…(në mjetin që transportonte drogë në Augusta)

Geni: pse…ku isha… poshtë kësaj… (qesh)… erdha vetëm vëlla… u mbyta… e di pse erdha vetëm?…. Sepse Lolo “k*rva”… e di që Lolo është një “k*rvë”… apo jo?… është “k*rvë”… e ha në vesh dhe në gojë… shkova dhe bëra 45 ‘topa’ këtë herë… dhe Lolo më tha… “po jo… nuk ka vend për 45”… sepse ky kishte marrë Eltonin… e kishte marrë…

Meridian: Ti kishte të tuat?

Geni: Të miat… të kujt ishin… të lagjes?… më tha “nuk kam vend për 45, por kam për 20”… dhe unë i kërkova… “më lër topat”… dhe më pas u ndjenë disi keq për kë do hipte…

Maridian: sepse duhet një njeri nga tanët lart

Geni: … për udhëtimin… dhe më pas i thashë… “hipi unë Lolo”… nuk kam vdekur akoma… dhe më pas erdhi Moisiu dhe i tha “po ti ia marre rastësisht Genit ato… nuk është se ia more ti mallin Genit?”… “ia morra”, tha Lolo (qesh)… ajo ishte një lojë që unë e kuptoja…s

Maridian: Po Lolo nuk bën nga këto gjëra

Geni: Prandaj them unë… unë hipa për 45 topa.. nuk është se morra më shumë para.

Maridian: Ti more vetëm të tuat

Geni: 45 topa… duke qenë se më hipën lart… hipa edhe lart dhe kalova detin… dhe thashë… por gjithsesi… nuk e bëj sërish… unë prapë Moisiun e kam këtu… këtu… mbi kokë… dhe është një djalë i mirë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY