LSI, paralajmerim enigmatik per Ramen: Kujdes me telefonatat qe po ben

LSI, paralajmerim enigmatik per Ramen: Kujdes me telefonatat qe po ben

241
0
Shares

Kreu i deputeteve te LSI, Petrit Vasili ka paralajmeruar sot Ramen rreth disa telefonatave qe ka bere Kryeministri por qe Vasili nuk dha shume detaje.

“Kam edhe një sugjerim pse jo, edhe të karakterit institucional. Kryeministër bëj kujdes sepse sigurisht halli madh ti ka errësuar sytë dhe ne e kuptojmë këtë gjë. Por bëj kujdes dhe me komunikimet telefonike dhe me lëvizjet që bën, edhe me telefonatat. Edhe me kërcënimet apo joshjet që u bën personave kyç. Pasi të gjithë për shkak të këtij shqetësimi mbarëkombëtar. Me të gjithë të drejtën legjitime, janë të vëmendshëm e vigjilojnë mbi ty. Sepse pikërisht ti dhe policia që ndërtove ti për fat të keq, detyroi që edhe procesi shumë I madh të cilin ka në shqyrtim parlamenti, u iniciua nga partnerët tanë ndërkombëtar. Ndërkohë që duhet të ishte vepër e hetimit, zbulimit dhe vënies para përgjegjësisë të policisë të këtij vendi e cila e dorëzuar tashmë. Është e detyruar që dhe drejtësia shqiptare të punojë pikërisht me atë informacion të vyer shumë të bollshëm. Të vazhdueshëm që vjen e do të vij. Që është në proces dhe do të vazhdojë të jetë në proces për një kohë të gjatë. Ku sigurisht dhimbjet e mëdha të kohës për ty po dhe ministra të tjerë të tutë, do të jenë aty dhe do ta shoqërojnë shoqërinë shqiptare. Por për të mirën e saj sepse kjo shoqëri dhe kjo politikë do të jetë shumë më e pastër sesa një ditë më pare”, tha zyrtari i larte i LSI, Petrit Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY