Jane tri prova sekrete kunder Tahirit, Audi u perdor nga disa trafikante...

Jane tri prova sekrete kunder Tahirit, Audi u perdor nga disa trafikante me qera

395
0
Shares

Gazeta me e madhe ne vend Panorama ka shkruar sot se ka mesuar provat sekrete te prokurorise qe jane paraqitur ne Keshillin e mandateve gjate dites se shtune. Nga institucionet e drejtësisë italiane ka mbërritur në Shqipëri një dosje e plotë me 1800 faqe, në të cilën, sipas prokurorëve, vërtetohet edhe më qartë lidhja dhe implikimi ish-ministrit Tahirit me vëllezërit Habilaj.

Sipas të njëjtave burime, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë konfirmuar se nga dosja voluminoze prej 1800 faqëshe është një tjetër fakt që dëshmon se makina “AUDI” e ish-ministrit Tahiri me targa AA 003 GB, mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike.

Nga përgjimet ambientale që i janë bërë dy trafikantëve, është konstatuar se ata i kanë paguar shuma të mëdha vëllezërve Habilaj që të përdornin në disa raste “Audi”-n me targa AA 003 GB, pasi ai ishte në emër të ish-ministrit Tahiri dhe nuk ndalohej nga autoritetet.

Gjithashtu, në përgjimet e administruara tashmë edhe nga Prokurorët e Krimeve të Rënda, flitet edhe për një dhuratë që i është bërë shtetasit me emrin Saimir, (për të cilin Prokuroria pretendon se është ish-ministri Saimir Tahiri) një varëse me vlerë 15 mijë euro, prej diamanti dhe kostume të shtrenjta, shkruan Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY