Erdhi dimri, një javë e ftohtë e me stuhi, çfarë thonë meteorologët

Erdhi dimri, një javë e ftohtë e me stuhi, çfarë thonë meteorologët

368
0
Shares

Tani mesa duket do e ndjejmë tamam që jemi në muajin Tetor dhe duhet të përgatiteni për këtë. I kemi shijuar pafund këto ditë më diell, por tani duhet të nxjerrim çadrat dhe xhupat e lehtë pasi e hëna do të jetë ndryshe. I gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe temperaturat do të bien ndjeshëm, kryesisht në mesditë. Meteorologët parashikojnë zbritje të temperaturave me 4-5 gradë. Ndërkohë që e marta sjell temperatura deri në minus 2 gradë në zonat zona malore, duke sjellë edhe reshje dëbore.

“Do të ketë dëborë në ekstremin malor. Temperaturat zbresin deri në 15 gradë, në zona malore, në 19-21 gradë në Tiranë”,- thotë Tanja Porja, meteorologe.

Meteorologët parashikojnë erë të fortë, duke filluar që gjatë natës së të dielës, por pasditen e së hënës era pritet të arrijë shpejtësinë deri në 65 km në orë, gati në përmasat e një stuhie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY