Zvicër, sherr masiv me thika mes 10 personave, raportohen të plagosur

Zvicër, sherr masiv me thika mes 10 personave, raportohen të plagosur

68
0
Shares
Foto Ilustruese

Dhjetë persona kanë marrë pjesë në një sherr masiv. Ngjarja ka ndodhur sot herët në mëngjes në Lugano të Zvicrës. Mësohet se sherri ka përfunduar me katër të plagosur me armë të ftohta. Tre prej të plagosurve janë shtetas shqiptarë, dy 27-vjeçarë e një 23-vjeçar, rezidentë në Itali, dhe një 22-vjeçar zviceran. Të gjithë kanë përfunduar në spital, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Sherri ka ndodhur në orën 3:30, jashtë një lokali, për arsye që ende nuk dihen. Në një moment gjatë sherrit, një person ende i paidentifikuar, ka nxjerrë thikën, duke plagosur të tjerët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY