VIDEO/ Simpatizantja e Tahirit kërcënon gazetaren: Të marr për leckash e të...

VIDEO/ Simpatizantja e Tahirit kërcënon gazetaren: Të marr për leckash e të hedh….shëmtirë

137
0
Shares
Këshilli i Rregulloreve vazhdoi mbledhjen jashtë kamerave, Saimir Tahiri dha një deklaratë për mediat, jashtë Kuvendit. Ai hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë dhe akuzat e ngritura ndaj tij i quajti politike. Ndërkohë njerëz të shumtë, mbështetës, e kanë pritur jashtë Kuvendit, me brohoritma, puthje dhe përqafime. Dritare.net, publikon një video ku duket se çfarë ndodh ndërkohë që Tahiri flet për gazetarët. Në video dëgjohen zërat e dy grave, të cilat shajnë Bashën dhe Berishën, e mundësisht këdo që flet kundër Tahirit. Madje, njëra prej tyre, nuk pëlqen as pyetjen që gazetarja e News 24, i bën Tahirit, duke derdhur kundër saj, një lumë fyerjesh, nga “gazetare e qelbur” e deri te “surratja”. Gratë irritohen aq shumë, sa kërkojnë largimin e gazetares, madje edhe e kërcënojnë me fjalët: “Ta marr për leckash dhe ta hedh, turithara, shëmtira e dreqit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY