“Fati i Tahirit”, dëshmia e kësaj femre mund ta fundosë ish ministrin

“Fati i Tahirit”, dëshmia e kësaj femre mund ta fundosë ish ministrin

1083
0
Shares

Kolegët e mbështetën deputetin e PS dhe votuan sot kundër heqjes së imunitetit. Një vendim që ndodh për herë të parë. Kështi që Tahiri do të ketë imunitet ndërsa do të hetohet. Kjo ka bërë që prokuroria të ndërmarrë disa hapa të tjerë ligjorë, për të siguruar e mbrojtur provat dhe dëshmitarët e saj. Është marrë në mbrojtje një oficere policie, e cila ka dëshmuar për trafikun e drogës që bënte ‘grupi Habilaj’ si dhe lidhet e tyre me Saimir Tahirin, në atë kohë ministër. Oficerja e policisë ka qenë më parë me detyrë në Vlorë dhe aty është bërë dëshmitare e lidhjeve të Saimir Tahirit me Habilajt. Kjo ka qenë dëshmia e dorëzuar sot në Këshillin e Mandateve që i është dorëzuar deputetëve, por sërish socialistët vendosën që të mos e lëshonin kolegun e tyre Saimir Tahiri. Pas këtij vendimi, deputetë socialistë të Këshillit të Mandateve janë shpërndarë nëpër studiot televizive për të mbrojtur vendimin e tyre dhe për të akuzuar prokurorinë se nuk kishte sjellë prova ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY