EMRAT/ FNSH operacione masive kundër krimit, 5 të rrezikshmit bien në pranga

EMRAT/ FNSH operacione masive kundër krimit, 5 të rrezikshmit bien në pranga

144
0
Shares

Pesë persona kanë rënë në pramga si pasojë e operacionit masiv në gjashtë rrethe problematike te vendit. Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj tha gjatë një deklarate për mediat se, operacionet vijojnë në Fier, Vlorë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës për kapjen e personave që ushtrojnë aktivitete kriminale. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe një rast i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Deklarata e plotë

 bazë të një plani masash për të rritur sigurinë, kontrollin e territorit, për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe në ndihmë të forcave të Drejtorive të PoliciveVendore për goditjen e grupeve me aktivitet kriminal, 10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë duke operuar në qytetet e Vlorës, Durrësit, Dibrës, Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.

Kontrollet janë ushtruar në akse rrugore, lokale apo ambjente të ndryshme në bazë të informacioneve që disponojnë strukturat vendore të policisë, për mundësinë e zhvillimit të aktivitetit kriminal.

Si rezultat i këtyre masave, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me FNSh, nisur dhe nga informacionet policore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Eduart Havalja, 40 vjeç, banues në fshatin Cërujë-Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automatik kallashnikov, me krëhër.
1 pistoletë tip ‘Beret’.
1 thikë.
3 granata ofensive.
2 kaseta metalike me rreth 1000 fishekë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u sekuestruan 1 armë zjarri dhe 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si dhe u arrestuan në flagrancë 2 poseduesit e tyre. Konkretisht shtetasit:

– Emiliano Arapi, 18 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e paketuar në qese dhe e futur në një thes sintetik.

– Rafael Lazri, 24 vjeç, banues në Troshan – Lezhë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri ‘Glock’ me 27 fishekë si dhe disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva.

Gjatë natës së kaluar si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, në një lokal bastesh sportive të marrë me qera nga shtetasi Selman Krasniqi, u kap dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatike, tip “Scorpion”, kalibër 7.65 mm;
1 krehër me 20 fishekë, kalibër 7.65 mm.

Shtetasi Selman Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka tentuar të largohet pasi ka hedhur armën e zjarrit, por është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Muriqan Shkodër, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Arben Elezaj, 45 vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Krime ndaj të miturve” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të ashpër.
Ju faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY