EMRI/ Tepelenë, ju gjetën 10 kg hashash, në pranga 60 vjeçari

EMRI/ Tepelenë, ju gjetën 10 kg hashash, në pranga 60 vjeçari

79
0
Shares

Një 60 vjeçar ka rënë në pranga. Ngjarja ndodhi ditën e sotme ne fshatin Luzat të Tepelenës. Mësohet se Ismail Gumës iu gjetën 10 kg lëndë e dyshuar si Canabis Sativa.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë.

Goditet një tjetër rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”.
Sekuestrohen 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Ismail Guma, në fshatin Luzat, Tepelenë kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.
Si rezultat,  nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Ismail Guma, 60 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY