Ironizon deputeti: “Furtuna” në Policinë e Elbasanit, gallatë e madhe

Ironizon deputeti: “Furtuna” në Policinë e Elbasanit, gallatë e madhe

86
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar vetëm pak minuta pas “furtunës” në Policinë e Elbasanit. Duke e quajtur këtë vendim të Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, një gallatë të madhe, Boçi shkruan në “Facebook” se nuk po merret vesh pse u shkarkuan, pse vepruan gabimisht apo pse nuk vepruan gabimisht.
Përmes ironisë, deputeti sjell në vëmendje një fjalë të urtë për këtë që i ka ngjarë policisë “Hall me burrë e hall pa burrë, hall mos martohesh kurrë”.
“Gallatë e madhe me policinë e Elbasanit. Nuk po merret vesh i shkarkuan pse vepruan gabimisht apo pse nuk vepruan gabimisht!??? Hajde ta gjesh gabimin. Në Elbasan ka një fjalë të urtë për këtë që i ka ngjarë policisë: ‘Hall me burrë e hall pa burrë, hall mos martohesh kurrë’”, shkruan deputeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY