Si do të jenë tarifat e reja të gjykatave pas janarit të...

Si do të jenë tarifat e reja të gjykatave pas janarit të 2018

408
0
Shares

Nga një janari i 2018 në gjykatat shqiptare do të ketë tarifa të reja. Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e maxhorancës një projektligj të reformës në drejtësi, i cili përcakton mënyrën se si do të vendosen tarifat gjyqësore. Për Partinë Demokratike kemi të bëjmë me një rritje të tarifave për të gjitha kategoritë dhe me shkelje kushtetuese. “Minimumi rriten 3 herë, maksimumi 25 herë. Çdo qytetar ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi. Sot tarifa, ta dinë qytetarët është 200 lekë, pra simbolike, pulla. E bëjmë 50 mijë lekë.,”- tha deputeti demokrat, Eduart Halimi. Por maxhoranca mendon të kundërtën. “Nuk sjell rritje të tarifave gjyqësore po përcakton nivelin dysheme e tavan të këtyre tarifave, ku ministri i Drejtësisë dhe i Financave, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor do të caktojë tarifën gjyqësore”,- u shpreh Ulsi Manja, deputet i PS-së.

 Ligji i ri parashikon përjashtimin nga pagesa për personat që nuk kanë mundësi financiare dhe futen tek kategoria e atyre individeve që marrin ndihme juridike falas.  Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY