Sarandë, e rreh dhe e dhunon psikologjikisht për një Samsung, arrestohet 21...

Sarandë, e rreh dhe e dhunon psikologjikisht për një Samsung, arrestohet 21 vjeçari

72
0
Shares

Një 21 vjeçar ka rënë në pranga pasi ka tentuar ti vjedhë me dhunë celularin nje adoleshenti. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se shtetasi O.L, 21, banues në fshatin Shalës të Konispolit a tentuar ti vjedhi aparatin celularë Samsung-Galaxy-S6”,17 vjeçarit me iniciale E.M.,duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasin:
O.L, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
Shtetasi i lartëpërmendur më datë 17.10.2017, në fshatin Shalës , ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht shtetasin E.M., 17 vjeç, me qëllim vjedhjen e aparatit celular të tij tip “Samsung-Galaxy-S6”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprat penale ”Dëmtime të tjera me dashje” dhe ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 90 dhe 134 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY