Manjani i përgjigjet postimit të Ramës: Nëse nuk ikën vetë, do rrëzohesh...

Manjani i përgjigjet postimit të Ramës: Nëse nuk ikën vetë, do rrëzohesh me turp o shef droge

380
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama me titull “Asgjë e re nga Fronti”. Me anë të një statusi në facebook, Manjani shprehet se ky Fronti do ta rrëzojë me turo, nëse Rama nuk ikën me nder nga posti.

Statusi i Manjanit

“Asgjë e re nga Fronti”- thotë shefi i drogës dhe i krimit! Le të recitojë, ky Front do ta rrëzojë me turp, nëse nuk ikën vetë me nder!,“- i përgjigjet Manjani Ramës.

Pas mbledhjes së tryezës opozitare, Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status të gjatë në Facebook, duke i ironizuar ata.

Statusi i Ramës

“Asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çadër, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!,” shkruajti Rama pak më herët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY