“Je fajtor se nuk reagove”, Monika Kryemadhi sulmon Ilir Metën për kanabisin

“Je fajtor se nuk reagove”, Monika Kryemadhi sulmon Ilir Metën për kanabisin

299
0
Shares

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim ka sulmuar presidentin e vendit Ilir Metën për çështjen e kamabisit. E ftuar në “Top Story”, ajo tha se fajtori në këtë mes nuk ëhstë vetëm Rama, i cili lejoi mbjelljen e drogës në çdo vend, por edhe Ilir Meta, i cili sipas saj është fajtor pasi nuk reagoi. Monika Kryemadhi e ndan në mënyrë të barabartë përgjegjësinë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike.

“Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën. Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi. Edi Rama gaboi. Tha sot se Saimir Tahiri është një dru i shtrembër në stivën e druve. Nuk është e vërtetë. Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Edi Rama nuk duhet të flakte Saimir Tahirin sepse e ka mbrojtur si ministrin më të suksesshëm”,- u shpreh Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI-së të gjitha këto minojnë procesin e vettingut. “Çfarë besimi kam unë tek Edi Rama për vettingun sot?”,- thotë ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY