Itali, drogë, kërcënime dhe përdhunime, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Itali, drogë, kërcënime dhe përdhunime, shkatërrohet banda e shqiptarëve

100
0
Shares

Shfrytëzonin minorenet për shpërndarjen e kokainës por gjerat nuk u kanë shkuar siç e prisnin. Bëhet fjalë për një bandë shqiptarësh e cila është shkatërruar krejtësisht. Mësohet se shqiptarët kishin ngritur një organizatë të dedikuar në shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës me anë të minoreneve duke shfrytëzuar si bazë mbështetje dhomat e marra me qira në disa hotele të zonës së Rosetos, Itali. Anëtarë e bandës ishin shqiptarë, të cilët përdornin dhomat e një hoteli që kishin me qira për të bërë të mund më pas shpërndarjen e saj, shkruan Ansa. Ata u pikasën nga karabinierët, të ndihmuar dhe nga zëvendës prokurori Silvia Scamurra. Mësohet se 5 shqiptarët janë arrestuar në zona të ndryshme të Italisë. Ata kanë bërë të mundur shitjen e drogën brenda në hotele, duke përfshirë adoleshentë dhe gra. Nëse gratë nuk kishin mundësi për të paguar para, shumica detyroheshin të paguanin mallin duke kryer marrëdhënie seksuale. Ndërsa shumë të tjerë në pamundësi për të paguar për dozat e marra hasnin kërcënime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY