FOTO LAJM/ Çfarë e lidh këngëtarin Ylli Baka me vëllezërit Habilaj

FOTO LAJM/ Çfarë e lidh këngëtarin Ylli Baka me vëllezërit Habilaj

430
0
Shares

Autoritetet italiane publikuan dosjen me 416 faqe  të përgjimeve për trafikantët e drogës. Çdo ditë po dalin detaje të reja nga kjo dosje dhe ajo që është zbuluar është edhe përfshirna e një emri të njohur për publikun shqiptar. Në përgjimet ambientale mes trafikantëve Maridian Sulaj e Mariglen Alimuçaj, ata përmendin edhe emrin e këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka. Pas përmendjes së emrit të tij në përgjimet në dosjen “Habilaj” është zbuluar edhe një foto ku shihet këngëtari Ylli Baka duke drekuar me vëllezërit, Florian Habilaj dhe Moisi Habilaj, në Dhërmi.

“Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës. Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin”.

“Qeshin të dy”,- përshkruhet në dosje.

Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).

ylli baka

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY