DOSJA/ Zbardhen bisedat mes dy vëllezërve Habilaj: Saimiri në një muaj ka...

DOSJA/ Zbardhen bisedat mes dy vëllezërve Habilaj: Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro

300
0
Shares

Publikimi i dosjes së plotë të drejtësisë italiane për bandën e drogës që drejtohej nga Habilajt, ka sjellë dhe zbardhjen e bisedave mes dy vellezerve Habilaj. Në dosje përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe 4 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim, përpos të arrestuarve. Mes të tjerash në dosje dalin edhe përgjimet e bandës ku vëllai i Moisi Habilajt, Floriani që është në kërkim ndër të tjera thotë se “më ka thirrur shefi i madh në Tiranë’.

Përgjimet mes Florian dhe Moisi Habilajt në datë 6.10.2013

Floriani: Jam nisur për Tiranë, më ka kërkuar shefi i madh

Moisiu: Çfarë donte shefi? Floriani: Asgjë, për situatën

Në dosje përmenden edhe emrat e Nezar Saitit, Armando Sulajt, Sabaudin Çelaj dhe shumë të tjerëve. Hetimi ka nisur pas përgjimeve në 2013 të Elson Zhupa, ndërsa më pas kanë dalë në dritë edhe Habilajt.

Emri i ministrit Tahiri
Emri i ish-ministrit del në përgjimet e 16 dhjetorit të vitit 2013 gjatë një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt.

Moisiu thotë se “Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Tahiri pranoi sot se ka bërë gabim që makinën ua ka shitur kushërinjve.

Gjithashtu emri i Tahirit del edhe në një tjetër bisedë mes Moisi Habilajt dhe Sabautin Çelës. “75 mijë janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet në dosje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY