SOKOL TERIHATI/ Disa pyetje për idhullin tim avokat Ngjela

SOKOL TERIHATI/ Disa pyetje për idhullin tim avokat Ngjela

577
1
Shares

Avokat Ngjela ,idhulli im , ka gjithe keto muaj qe flet broćkulla.

Perpara i fliste,sepse keshtu i thoshte Lali Edi ,

sepse i premtonte se do t’a bente minister te drejtesise dhe i doroviste ndonje gje…

Avokati , kur e pa qe minister u be edhe Tit Vasili, pa le kur u be dhe kjo çuperlina ,qe nuk ja di njeri emrin, Avokatit me te drejte i iku truri.

Ishte bere qepaze per hater te Shalgjatit,duke share Marshallin nga mengjezi ne darke, kurse Shalgjati fliste ne telefon me Doktorin.

Ndaj ka ca kohe , ne fakt qekur u shpall qeveria dhe emri i Takut nuk figuronte gjekundi,qe Avokati i eshte versulur edhe Naltgjatesise.

Eshte bere komentator televiziv , njesoj si yjet e futbollit , kur varin kepucet ne gozhde.(Ne fakt Avokati ne gozhde i ka patur gjithmone kepucet si avokat ,sepse nuk ka fituar ndonje gjyq).

Ka disa dite qe Avokati po thote se ne mars do shkojne ne burg te gjithe kokat e politikes dhe perendimi ka nje vit qe i di keto bemat e tyre.

Ne fakt Avokati ben kot si i zgjuar ,sepse bemat e tyre i dine edhe femijet e fillores.

Perendimi Avokat ka jo nje ,po 25 vjet qe i di,puna eshte pse i la ,pse i promovoi dhe pse i perkedheli per nje çerek shekulli ,keto monstra??

Kete na thuaj Avokat ,meqenese je bere komentator i pare ,sigurisht ,pas Fevzos.

Pse perendimi ,nuk i izoloi ,por i pret e percjell me nderime prej nje çerek shekulli keta kandidate per burg ,siç po thua zotrote.

Meqe je kompetent ne fushen e te drejtes civile ,

mund te na thuash Avokat ,si ka mundesi qe nje hajdut i prones se tjetrit ,merr me nderime ,para ekranit te televizionit nga Kryeministri ,çertifikaten e pronesise , ndersa pronaret e vertete mbushen mijra dosje me dokumenta ,i tallen derisa ndruan jete dhe moren “Lesht e Curres”!!!

E pra eshte vete Evropa qe e gatoi dhe e lejoi qe situata te precipitoje deri ne kete pike,

saqe edhe sot pas 25 viteve ,shqiptaret masivisht duan te arratisen nga vendi i tyre ,qe per hir te se vertetes eshte i MREKULLUESHEM.

Kaq per sot o idhulli im….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY