Pogradec, përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë, në pranga 55 vjeçari

Pogradec, përdhunoi të miturën dhe e la shtatzënë, në pranga 55 vjeçari

109
0
Shares

Një 55 vjeçar ka rënë në pranga. Ai akuzohet se ka lënë shtatzënë një vajzë 15 vjeçe, pasi e ka përdhunuar. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Pogradec. Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Ligor B., 55 vjeçar nga Velçani i Pogradecit, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur. Denoncimi në polici i një vajze 15-vjeçare e ka çuar në pranga 55-vjeçarin nga Velçani. Sipas denoncimit të bërë nga vajza adoleshente, përdhunimi i saj kishte ndodhur në muajin mars të këtij viti. Mësohet se vajza kishte ngelur shtatëzë. Por kalimi i muajve dhe dukja e barkut e ka detyruar atë që tu tregojë familjarëve se çfarë kishte ndodhur në muajin mars. Pasi kanë marrë vesh ngjarjen, ata bashkë me vajzën e mitur kanë shkuar në polici dhe kanë bërë denoncimin ndaj Ligor B., nga fshati Velçan. Pas marrjes së denoncimit policia e ka vënë në pranga atë dhe e akuzon për “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY