Masakra në Lushnjë, ja tre pistat kryesore të hetimit

Masakra në Lushnjë, ja tre pistat kryesore të hetimit

128
0
Shares

Hetimet për ngjarjen e ndodhur pasditen e 11 tetorit në Lushnjë, janë përqendruar në 3 pista kryesore. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, gazetari Spartak Koka është ndalur tek pistat kryesore të hetimet, dhe përplasjeve të vazhduara që kanë ndodhur në vite mes grupeve rivale në Lushnjë.

“Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelili ka patur një konflikt të ashpër me Laert Shkurtit, dhe kjo është pista e parë ku janë përqendruar hetimet. Një pistë tjetër mund të jetë përplasja për trafikun e lëndëve narkotike në Itali dhe Holandë, por kjo është ende e pakonfirmuar, por është një ndër pistat. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e një përplasje të brezit paraardhës. Pra për prindërit e tyre, babai i Xhulio Shkurtit, Ramadan Shkurti, është vrarë më parë në 1997, vëllai i Aldo Bares. Në 1998 u vra Artur Daja, e më pas një njeri i afërt i Orges Bilbilit. Dhe Laert Haxhiut”,- shprehet gazetari Koka.

Aktualisht në Komisariatin e Lushnjës nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje, ndërsa në kërkim janë shpallur Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Lidhur me këtë ngjarje janë pyetur shumë persona, që janë kontingjent për policinë. Pasditen e 11 tetorit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit” në Lushnjë, u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si dhe u plagos miku i tyre Marius Xhepexhiu, ndërsa i shpëtoi mrekullisht plumbave Saimir Xhelili. Policia thotë se ka identifikuar autorët, ata dyshohet të jenë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Hetuesit besojnë se masakra vjen si pasojë e hakmarrjes midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët pasi vranë të rinjtë, deshën të zhduknin gjurmët dhe dogjën makinën pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat./balkanweb/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY