Vrasja e dyfishtë në Lushnjë, flasin familjarët e viktimave: I vranë gabimisht

Vrasja e dyfishtë në Lushnjë, flasin familjarët e viktimave: I vranë gabimisht

235
0
Shares
Foto Ilustruese

“Janë vrarë gabimisht”, kjo është ajo që kanë rrefyer familjarët e viktimave, pak ditë pas atentatit ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha në Lushnjë. Gjyshja e Zamir Latifit rrëfen se nuk është vrarë objektivi, por nipi i saj gabimisht. Ndërkohë edhe xhaxhai i Jurgen Hoxhës kërkon drejtësi.

 

“Kërkojmë drejtësi, pasi djali ynë nuk është përfshirë në trafiqe”- tha xhaxhai. Ngjarja ndodhi para 3 ditësh në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje.

Pasi kryen vrasjet autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa kanë djegur edhe mjetin në aksin rrugor Lushnje–Berat në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’. Policia ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin si autorë të dyshuar. Policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY