VENDIMI/ PS rindan tepsinë, ALUIZNI ndryshon “tutor”

VENDIMI/ PS rindan tepsinë, ALUIZNI ndryshon “tutor”

208
0
Shares

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë nuk do të jetë më në varësinë e Ministri i Zhvillimit Urban. Kjo agjensi nga sot do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Ndryshimi i këtij vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme.

Këshilli i ministrave vendosi:

Në vendimin nr. 289, datë 17. 05. 2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë, me poshtë e quajtur ALUIZNI, është institucion qendror, person juridik, publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë.”.
Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Zhvillimit Urban” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohen me “Ministri i Drejtësisë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY