Masakra në Lushnjë, dëshmitari okular rrëfen çastet e tmerrit: Zbritën nga makina...

Masakra në Lushnjë, dëshmitari okular rrëfen çastet e tmerrit: Zbritën nga makina tre persona me kallashnikov dhe…

221
1
Shares

Dëshmitari okular ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin në Lushnje. Ngjarja e rende ndodhi tri ditë më parë, ku dy të rinj humbën jetën dhe 2 persona mbetën të plagosur. Sipas dëshmitarit automjeti i agresorëve, brenda të cilit ndodheshin 4 persona erdhi nga qendra e qytetit. Dëshmitari pohoi se 3 prej tyre, pasi zbritën nga makina hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të djemve, ku lëshuan 41 plumba, duke lënë të vdekur Zamir latifin dhe Jurgen Hoxhën. Për këtë ngjarje që tronditi Lushnjën dhe mbarë opinionin publik janë shpallur në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, që dyshohet të janë autorët e atentatit. Sakaq, policia po heton disa pista për ngjarjen, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi dy personat e shpallur në kërkim rezultojnë me precedentë penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Shum e veshtir te jetosh ne shqiperi pa plage te renda ne shpirt . Bota ven hene , shqipetaret ven nen tokë . Te mjeret prinder qe vdesin mbas femive . Mallkuar qofte viti 1997 bashk me ata qe udhehqnin

LEAVE A REPLY