EMRAT & PRECEDENTËT/ Lushnje, identifikohen dy autorët e vrasjes së dyfishtë

EMRAT & PRECEDENTËT/ Lushnje, identifikohen dy autorët e vrasjes së dyfishtë

156
0
Shares

Policia dhe Prokuroria e Lushnjës kanë identifikuar dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes së dyfishtë dje në qytet. Bëhet fjalë për Laert Haxhiun, i cili akuzohet edhe për plagosjen një vit më parë të nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Autori tjetër është Orges Bilbili, edhe ky me precedentë penalë.
Për ngjarjen e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Xhulio Shkurti dhe Saimo Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç. Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se është shpallur në kërkim Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, si persona të dyshuar që kanë qëlluar dhe vrarë me kallashnikov dje, Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin.
Në atentat mbeti i plagosur rëndë Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY