EMRA & FOTO/ Greqi, kapen pas 8 muajsh vrasësit me pagesë të...

EMRA & FOTO/ Greqi, kapen pas 8 muajsh vrasësit me pagesë të çiftit shqiptar

314
1
Shares

Një vrasje e kryer 8 muaj më parë, në Peristeri të Athinës, ka dalë sërish në skenë, pasi policia thotë se ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorët.
Në fillim të shkurtit, persona të panjohur kishin qëlluar çiftin Thanas dhe Elena Çuri, pas kishin mësyrë në banesën e tyre. Gruaja kishte vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.
Vrasësit kishin keqtrajtuar edhe djalin e familjes, të moshës 27 vjeç, që ishte person me aftësi të kufizuar.
Nisur nga fakti se në banesë u gjetën 9 mijë euro, policia e përjashtoi menjëherë që motivi i vrasjes së dyfishtë të ishte vjedhja. Ndërkaq, vajza e viktimave kishte deponuar që njeri prej keqbërësve pyeste vazhdimisht në gjuhën shqipe: “ku janë paratë”.
Tashmë, media greke, duke cituar burime të policisë thotë se vrasja e tipit mafioz kishte të bënte me mosmarrëveshje financiare midis bashkëshortit dhe një grupi të trafikut të drogës.
Ende nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve, por sipas mediave ata implikohen jo vetëm në vrasje me pagesë, por edhe në grabitje dhe gjobëvënie, kryesisht ndaj pronarëve të lokaleve të natës.
Gjithsesi, pritet që policia greke të bëjë njoftimet zyrtare ndoshta edhe gjatë ditës së enjte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

Leave a Reply to DETAJE/ Greqi, krimi që tronditi Athinën, ekzekutori tregon si e eliminoi me plumb në kokë çiftin shqiptar - Droni.al Cancel reply