DETAJE & FOTO GALERI/ Sarandë, gjendet te “Lugina e Shkëmbit të Bufit”...

DETAJE & FOTO GALERI/ Sarandë, gjendet te “Lugina e Shkëmbit të Bufit” “rrota e mundimit” e mbushur me 8 kg kanabis

96
0
Shares

Prej shërbimeve të Policisë Kufitare të Sarandës në Qafë Botë, dje, në vendin e quajtur “Lugina e Shkëmbit të Bufit”, në afërsi të Konispolit, është vërejtur një person i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të Kufirit Grek.
Ky person sapo ka parë forcat policore ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për t’ju shmangur forcave Policore të Kufirit duke përfituar edhe nga errësira.
Në përfundim të hetimit dhe verifikimit të gomës së gjetur është konstatuar se në brendësi të saj kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa , me peshë totale prej 8 kilogram.
Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY