DETAJE/ Atentati në Lushnjë, del në dritë e shkuara kriminale e Laert...

DETAJE/ Atentati në Lushnjë, del në dritë e shkuara kriminale e Laert Haxhiut

171
0
Shares

Të tjera detaje janë zbuluar për Laert Haxhiun. I dyshuari kryesor për maskrën e ditës së djeshme në qytetin e Lushnjes ka qenë edhe më parë i dënuar. Haxhiu tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Dy vite më parë, ai u arrestuan nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, e ndërsa Prokuroria kërkoi dënim me 8 vite burg për të, gjykata vlerësoi se duhet të fajësohej vetëm për “moskallëzim krimi”. Më 19 maj 2016, Gjykata e Durrësit mori vendimin për ta dënuar me 17 muaj e 10 ditë burg Haxhiun. Në 2015-n ai u arrestua në një lokal karburanti në rrugën Durrës-Rrogozhinë. Kjo pasi ai dyshohej si një nga dy shitësit e një sasie heroine që u shkëmbye në parkingun e karburantit. Por Laert Haxhiu sapo pikasi uniformat blu, u hodh nga një lartësi duke lënduar këmbën. Pas shqyrtimit gjyqësor u vlerësua se nuk provohej përfshirja e tij në shkëmbimin e drogës. I pandehuri Laert Haxhiu duke qenë prezent në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka marrë dijeni për një krim dhe kishte detyrimin për të kallëzuar atë”, arsyetonte gjykata. Ndërkohë fajtorë u deklaruan Saimir Taullau, Kastriot Zajmi dhe Afrim Demiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY