RUSIA 2018/ Përfundojnë eliminatoret e botërorit, ja ekipet europiane që shkojnë në...

RUSIA 2018/ Përfundojnë eliminatoret e botërorit, ja ekipet europiane që shkojnë në Finale

327
0
Shares

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mbetura për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.
Kështu që janë bërë të njohura të gjitha skuadrat që shkojnë direkt në finalet e botërorit dhe ato që duhet të kalojnë fazën playoff që të fitojnë një biletë për të shkuar në Rusi.
Spanja është në grupin e atyre që janë kualifikuar direkt së bashku me Francën dhe Gjermaninë. Edhe Portugalia do të jetë në finalet e botërorit pavarësisht se ishte me pikë të barabarta me Zvicrën, por ishte golavarazhi që ndihmoi iberikët.
Në fazën playoff do të kemi disa sfida emocionuese pasi Zvicra, Italia dhe Kroacia do të luftojnë për një vend në Rusi.
Ndërsa, Holanda i ka thënë lamtumirë kompeticionit. ‘Tulipanët’ fituan ndaj Suedisë dhe i barazoi në pikë këta të fundit, por ishte golavarazhi që favorizonte nordikët duke kaluar kështu në fazën playoff.

Lista e plotë e skuadrave shkojnë direkt për në Rusi 2018
Franca, Portogalia, Gjermania, Serbia, Polonia, Anglia, Spanja, Belgjika, Islanda.

Lista e ekipeve që do të përballen në playoff
Vazoja e parë: Zvicra, Danimarka, Italia, Kroacia
Vazoja e dytë: Irlanda e Veriut, Irlanda, Greqia, Suedia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY