Atentat në Memaliaj, plagoset 25 vjeçari

Atentat në Memaliaj, plagoset 25 vjeçari

225
0
Shares

Një 25 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati me armë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj, në fshatin Xhafaj. Dy shtetasit D.H. dhe D.M., të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip “Ford” me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari me iniciale D.M., i cili është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY