EMRI/ U arrestua për më shumë se 5 ton drogë, Gjykata e...

EMRI/ U arrestua për më shumë se 5 ton drogë, Gjykata e Vlorës e lë të lirë

152
1
Shares

Fajin e kanë të vdekurit ose fqinjët. Kjo është ajo çfarë kupton nga ky vendim i Gjykatës së Vlorës, e cila ka liruar një të arrestuar për mbi 5 tonë drogë, tre muaj pasi policia sekuestroi në fshatin Llakatund një sasi rekord prej 15 tonë hashash.
Bëhet fjalë për Rakip Arapajn, 58 vjeç,  i cili nga arrest në burg është lënë nga gjyqtari Arqile Basho me masën e sigurimit personal “garanci pasurore” prej 1 milionë lekë, si edhe ndalimin për mos të dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.
Prokuroria, thonë burime të Top Channel, do ta apelojë vendimin, përderisa Arapaj është i dyshuari kryesor si pronar i drogës.
Sipas Prokurorisë së Vlorës, Rakip Arapaj jeton në një banesë që është 7 metra larg një objekti të braktisur ku u gjet droga, një ndërtesë kjo që ka oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit.
Por pronari i shtëpisë së braktisur është vëllai i të dyshuarit që ka ndërruar jetë prej kohësh e për këtë nuk dihet se si 5 tonë drogë u magazinuan , ja si e përshkruan Gjykata vendngjarjen:
“Policia gjyqësore i ka kërkuar shtetasit Rakip Arapaj të hapte banesën e mbyllur, shtetasi ka deklaruar se banesa nuk është në pronësi të tij, por të vëllait të tij që ka vdekur dhe ai që nga vdekja e vëllait nuk ka hyrë në banesë”.
Por nga ana e saj, Prokuroria këmbëngul se objekti banohej përderisa përveç 5200 kilogramëve hashash të depozituar, dy armëve kallashnikov dhe 2 litra e gjysmë vaj hashashi, janë sekuestruar edhe pesë filxhanë kafeje, tek të cilët nuk janë zbuluar gjurmë gishtash.
Prokuroria këmbëngul se është e pamundur të transportohej ngarkesa e konsiderueshme pa dijeninë e të dyshuarit. Megjithatë, Gjykata vlerëson se afër shtëpisë së Arapajt ka edhe shtëpi të tjera.
“Nuk janë kryer nga ana e akuzës marrja e deklarimeve edhe për persona të tjerë që kanë banesat në të njëjtën afërsi”.
Më herët dy gjykata,  ajo e Shkalles së Parë dhe të Apelit vlerësuan të ligjshëm arrestimin e 58-vjeçarit me argumentin se objekti i braktisur ka të njëjtin rrethim me banesën e të dyshuarit kryesor./ Top Channel /

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY