RUSI 2018/ Përballja me Italinë sot në “Loro Boriçi”, zbulohet formacioni shqiptar

RUSI 2018/ Përballja me Italinë sot në “Loro Boriçi”, zbulohet formacioni shqiptar

84
0
Shares

Shqipëria do të luajë sot në “Loro Boriçi” sfidën përmbyllëse të eliminatoreve të kampionatit botëror “Rusi 2018” kundër Italisë. Duke marrë parasysh faktin se rezultati ka vetëm rëndësi prestigji për të dyja skuadrat (Italisë i intereson për renditjen në FIFA), Panuçi pritet të luajë “hapur” përballë katër herë kampionëve të botës.
Ashtu sikurse deklaroi në konferencën për shtyp, trajneri kuqezi pritet të hedhë në fushë një skuadër me tipare kurajoze. Gjatë seancës përmbyllëse, Panuçi dha direktivat e fundit te të besuarit e tij, duke i porositur të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e dinakërisë së kundërshtarit, i cili shquhet për “lojë të pisët”.
Ndryshe nga përballja me Spanjën, ku ishte i kushtëzuar nga mungesat dhe pezullimet, Panuçi pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë lojtarët që kanë më shumë eksperiencë dhe kanë qenë pjesë e formacionit përgjatë drejtimit të paraardhësit të tij, De Biazi. Rikthimi i Mavrajt, Roshit dhe Agollit pritet të ndryshojnë edhe modulin.
Në këto kushte, Panuçi pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë portierin Berisha. Në mbrojtje, ndryshe nga përballja në Spanjë, do të shohim atë klasiken: Mavraj-Ajeti në qendër, të ndihmuar nga kapiteni Agolli në të majtë dhe në krahun e djathtë nga Hysaj. Mesfusha do të përbëhet nga pesë lojtarë, një pjesë e të cilëve me karakteristika më shumë sulmuese dhe që luajnë pranë portës kundërshtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY