Itali, terrorizuan Torinon, 5 shqiptarë në pranga për 36 vjedhje

Itali, terrorizuan Torinon, 5 shqiptarë në pranga për 36 vjedhje

90
0
Shares

Plot 36 vjedhje janë raportuar në provincat Asti, Cuneo dhe Torino gjatë orëve të natës në tre muajt e fundit.
Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, të koordinuar nga zyra e prokurorisë, kanë zbuluar lidhjen mes vjedhjeve dhe një grupi shqiptarësh.
Pesë persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë ndaluar për vjedhje të orëve, stoli dhe unaza martese, makineri për kafe dhe makina të parkuara në garazh. Të gjitha materialet e vjedhura janë rikthyer te pronarët njofton policia e Torinos.
Hajdutët kanë praktikuar vjedhjet nën kërcënim dhe për të hyrë në banesa kanë përdorur mjete zdrukthëtarie për hapjen e dritareve. Policia raporton gjithashtu se shqiptarët nuk kanë kursyer kërcënimet edhe ndaj të miturve të cilët janë gjendur në shtëpitë ku kanë kryer grabitjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY