“Der Standard” kryqëzon Edi Ramën : Me Gramoz Ruçin, simboli i komunizmit...

“Der Standard” kryqëzon Edi Ramën : Me Gramoz Ruçin, simboli i komunizmit në krye të Kuvendit, do të hyni në BE?!

229
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur austriake, “Der Standard”.
Ai ka thënë për gazetaren Adelheid Woelfl se Bashkimi Europian nuk po tregohet i ndershëm me Shqipërinë, pasi nuk po hap negociatat.
“Është sikur të na thuash: Duam të martohemi, por nuk flasim për martesë”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarja se përse presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker flet për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025, por nuk përmend Shqipërinë, Rama tha se nuk duhet lexuar në këtë mënyrë deklarata e tij.
Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi janë përmendur pasi kanë nisur negociatat.
Rama thotë për gazetaren se nuk është e vërtetë që pas Lazaratit pati më shumë plantacione droge, edhe pse gazetarja i përmend raportet që Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë dhe se policët e përfshirë në trafik nuk po çohen përpara drejtësisë.
“Deri në vitin 2015, të gjithë deklaratat zyrtare të policisë ishin sekrete, jo publike. Ne i botuam më pas dhe kështu që njerëzit nisën të flasin më shumë për kanabisin”, tha Rama.
Veçanërisht e tensionuar ka qenë intervista e gazetares me Ramën për çështjen e Gramoz Ruçit…

Kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur katër persona u vranë në demonstratën e Shkodrës. A keni kryer hetime brenda Partisë Socialiste për këtë kohë?
Ka pasur një hetim gjyqësor dhe ai është liruar nga të gjithë akuzat e çmendura. Përse duhet të hetojë tani partia? Unë jam prej kohësh drejtues i kësaj partie dhe kam qenë udhëheqës i lëvizjes antikomuniste. Partia Socialiste, që unë drejtoj, nuk ka lidhje me të kaluarën…

Edhe pse keni një ish-ministër të Brendshëm…
Që ka qenë ministër i Brendshëm në një periudhë tranzitore, pra pas kohës së revoltës. Ai ka vepruar me maturi, për shkak se si ministër i Brendshëm ka organizuar zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme. Gjatë këtyre zgjedhjeve humbi presidenti komunist. Pjesa tjetër është e pakuptimtë, për shkak se unë nuk e kuptoj se si mund të diskutohet kjo në vitin 2017, kur ne kemi miratuar një ligj që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga periudha komuniste. Dhe ne kemi punuar me Gjermaninë për një vit për të dalë me këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe Bunk’art, në mënyrë që njerëzit të merren me të shkuarën. Ne po ashtu kemi kompensuar të gjithë ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. Dhe tani ti më flet për ish-ministrin e Brendshëm?

Po, sepse është simbol i kësaj kohe. A ka diskutime brenda partisë tuaj për këtë?
Jo, sepse partia është shkëputur nga e shkuara prej shumë kohësh. Ai nuk është simbol për asgjë, ai është vetëm objektivi i një mënyre barbare të të bërit opozitë, ku personat thjesht demonizohen. Unë jam i kënaqur që tani parlamenti po funksionon si parlament dhe jo si një klub pijanecësh- si disa muaj më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY