FOTO/ Nesër ndeshja, mbërrin në Rinas kombëtarja e Italisë

FOTO/ Nesër ndeshja, mbërrin në Rinas kombëtarja e Italisë

136
0
Shares

Kombëtarja italiane e futbollit ka zbarkuar në Rinas, pasditen e sotme rreth orës 17:40.
Mësohet se yjet e fqinjëve kanë mbërritur në masa të rrepta sigurie në Tiranë, ndërsa pas zbritjes nga avioni janë nisur direkt për në Shkodër.
Tifozët shqiptarë që ndodheshin në Rinas nuk kishin mundësi që të shikonin nga afër idhujt e tyre, pasi autobusi u fut në terminal.
Autobusi i ekipit italian shoqërohet nga Forcat Speciale për në qytetin verior. Në orën 20:00 trajneri Ventura dhe një lojtar do të dalin në konferencën për shtyp.
Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Botërorit mes Shqipërisë dhe Italisë do të zhvillohet nesër në orën 20:45.
Kjo është ndeshja e fundit në grupe, Shqipëria do të tentojë që të mbrojë vendin e tretë, ndërsa Italia luan në ‘Play-off’ pasi direkt në Botëror shkoi Spanja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY