FOTO & CV/ Kush janë zëvendësministrat e qeverisë “Rama 2”

FOTO & CV/ Kush janë zëvendësministrat e qeverisë “Rama 2”

4754
2
Shares

Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën zyrtare të zëvëndësminsitrave. Në total janë 33 zëvëndësministra, që sipas deklarimit të kreut të qeverisë, do të kenë një rol më të rëndësishëm nga sa kanë pasur më parë. Ajo që bie në sy është se tre zëvëndësministra vijnë nga Kosova.

Konkretisht Valbona Shujaku e Kulturës, Besa Shahini e Arsimit dhe Hajrulla Çeku i Turizmit vijnë nga Kosova. Portali SCAN sjell më poshtë fotot dhe disa të dhëna për karrirën dhe arsimin e zëvëndësministrat e rinj.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Erjon Luçi, aktualisht zëvëndësministër i Financave. Doktor shkencash në ekonomi. Z.Luçi mban gradën Doktor (Phd) nga Universiteti Stadffordshire në Angli, (1999-2002), ku ka mbrojtur dizertacionin me titull “Ndërmjetësi Financiar në vendet në Tranzicion me fokus Shqipërinë”. Në po të njëjtin universitet, ai ka marrë gradën Master në Ekonomiks gjatë periudhës 1997-1999. Z.Luçi ka përfunduar studimet e larta në Ekonomiks, pranë Universitetit të Tiranës, ku është vlerësuar me medaljen “Student i Shkëlqyer”. Ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë (2003-2006) dhe pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Ekonomiksit, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës (1996-2013).

 

 

Albana Shkurta do të ketë në përgjegjësi fushën e ekonomisë.

Eksperiencë disavjeçare në fushën e financave dhe fushën akademike.

Që prej vitit 2010 shërben si drejtuese e një kompanie të rëndësishme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Dajna Sorensen do të ketë në përgjegjësi fushën e punësimit.

Është shqiptare e martuar me një qytetar danez. Jeton në Shqipëri.

Ka një karrierë të gjatë në Kombet e Bashkuara dhe ëshët arsimuar në Kanada dhe Uashington.

 

 

 

Elton Haxhi, diplomuar në Tiranë për financë dhe kontabilitet.

Anëtar i Këshillit Kombëtar Tatimor.

Themelues dhe drejtues i një shoqërie të njohur auditimi ndërsa më herët ka punuar për kompani ndërkombëtare të fushës së auditimit.

 

 

 

 

 

Ministria e Energjisë

Enis Aliko, në përgjegjësi sektorët e burimeve natyrore.

Ka një eksperiencë të gjatë në fushën e naftës dhe gazit.

 

 

 

 

 

 

 

Hantin Bonati, ka shërbyer më herët si Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Mbulon prej një periudhe të gjatë detyrën e sekretarit në Sekretariatin Kombëtar të Ujit.

 

 

 

 

Dorina Çinari, ka studiuar për inxhineri elektronike në Tiranë.

Ka përfunduar studimet master në Tiranë dhe Zvicër.

Sekretare në Sekretariatin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

 

 

 

Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit Rama për territorin dhe trashëgiminë kulturore.

Më herët ka drejtuar institutin e monumenteve të kulturës.

 

 

 

 

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Klea Maliqi, do të ketë në përgjegjësi integrimin.

Diplomuar si juriste.

Master në të drejtë ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artemisa Dralo,e mban titullin “docent” nga Universiteti i Tiranës. Pedagoge dhe kandidate për deputete në 2017 në Gjirokastër.

 

 

 

Etien Xhafaj, do të mbulojë diplomacinë ekonomike.

Ka përfunduar studimet për diplomaci e ekonomi në Paris.

Ka punuar në kabinetin e ministrit Financave.

 

 

 

Ministria e Mbrojtjes

Petro Koçi. Rikonfirmohet si zëvëndësministër i Mbrojtjes.

Ish deputet dhe politikan i njohur.

 

 

 

 

 

Ministria e Drejtësisë

Toni Gogu. Drejtues i World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.

Më herët ka drejtuar Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe ka punuar si kancelar në Gjykatën e Tiranës.

 

 

 

 

Teuta Vodo ka përfunduar studimet për shkenca politike në Bruksel.

Master në politika ndërkombëtare në La Sapienza.

Nga 2014 është hulumtuese per politikat europiane pranë PE.

 

 

 

Ministria e Shëndetësisë 

Mira Rakacolli, rikonfirmohet si zëvëndësministre e Shëndetësisë.

Mban titullin “Akademik”. Punime të ndryshme shkencore në fushën e neurologjisë. Pedagoge e njohur.

 

 

 

 

Bardhylka Kospiri rikonfirmohet si zëvëndësministre e punëve sociale.

Përfaqësuese e personave me aftësi të kufizuara.

Ka një serë çmimesh e studimesh në fushën e aftësisë së kufizuar.

 

 

 

 

 

Iliriana Bajraktari. Kryetare  komitetit shëndetësor në dhomën amerikane të tregtisë në Kosovë.

Eksperiencë të gjatë në fushën e shëndetësisë.

Diplomuar në Itali. Konsulente e pavarur shëndetësore në një serë organizatash të ndryshme ndërkombëtare.

 

 

 

 

 

Ardiana Jaku, ish kandidate për deputete e PS në Lezhë në 2017.

Më herët ka drejtuar shërbimin social rajonal në Lezhë.

 

 

 

 

 

 

 

Ministria e Arsimit

Besa Shahini. Vjen nga Kosova.

Analiste pranë GIZ. Master në politika publike.

Ligjëruese në Toronto dhe Barcelonë. Autore e një serë publikimesh

 

 

Ervin Demo, profesor i asociuar në Tiranë.

Studime doktorale në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

 

 

Kostandin Shkurti, ish basketbollist, “Mjeshtër i Madh”, do të mbulojë fushën e sportit.

Njihet për kontributin e tij në fushën e zhvillimit të sporteve dhe ka një aktivitet të gjatë në këtë drejtim.

 

 

 

 

 

 

Shpati Kolgega, do të drejtojë sektorin për rininë.

Ish kandidat i listës së Tiranës në 2017 për PS-në dhe garues për drejtimin e forumit rinor të kësaj partie.

 

 

 

 

 

 

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit

Ornela Çuçi, doktore shkencash.

Këshilltare e kryeministrit Rama.

Lektore dhe hartuese e projekteve për mjedisin.

 

 

 

 

 

Hajrulla Çeku, ka lindur në Prizren.

Është një nga 3 zëvëndësministrat e qeverisë që vjen nga Kosova.

Arsimuar në Itali dhe Gjermani.

I njohur për aktivitetin e tij në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

 

 

 

 

Ministria e Bujqësisë 

Dhimo Kote. Agronom i njohur, me eksperiencë të gjatë në fushën e bujqësisë.

Ish kryetar i komunës së Xarrës. Pronar i fermës bujqësore më të madhe në vend.

 

 

 

 

 

 

Ermira Rusi ka një eksperiencë shumë vjeçare në sektorin bankar.

Që prej 2014 është koordinatore në Departamentin e Jetësimit të Prioriteteve në Kryeministri. Diplomuar në administrim biznes.

 

 

 

 

 

 

 

Roland Kristo, pedagog i njohur, doktor shkencash i specializuar në fushën e peshkimit

 

 

 

 

 

 

 

Ilir Halilaj ka mbaruar studimet në ekonomi në universitetin shtetëror të New York, financë dhe auditit të brendshëm në disa kompani.

 

 

 

 

 

 

 

Ministria e Kulturës

 

 

                                                                              Valbona Shujaku, vjen nga Prishtina.

Drejtore e kulturës në bashkinë e Prishtinës.

Organizatore e një serë eventesh të njohura kulturore kombëtare e ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

  1. mos mashtroni miletin, Ervin Demo e ka perfunduar doktoraten ne Tirane, jo ne Itali.

    In 2009, Mr. Demo obtained his PhD Degree from the University of Tirana. His studies are followed by an excellent academic career in research and other research initiatives in the economic field of
    study.

LEAVE A REPLY