EKSKLUZIVE & DOKUMENT/ Fatmir Xhafaj anulon tenderin abuziv të Saimir Tahirit për uniformat e Policisë

Ndaje

Anulohet tenderi uniformave të Policisë. Për këtë tender pati dhe hetim për dyshime për korrupsion.
Ndërsa nuk bëhen publike, rezultatet e hetimit, mësohet se ministria e Brendshme, tashëm e drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ka anuluar tenderin e Saimir Tahirit.
Sipas tenderit të shpallur dhe të realizuar në 4 prill 2017, Policia e Shtetit do të ishte veshur “firmato” pasi Ministria e Brendshme kishte vënë në dispozicion shumën marramendëse prej 1,292,618,666 lekë (9.5 milionë euro) për veshje, këpuce grada, shenja dhe aksesorë.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i punonjësve të Policisë së Shtetit aktualisht është 11 mijë. Sipas shumës që Ministri Saimir Tahiri kishte vënë në dispozicion për veshjen e tyre, çdo punonjësi i takon 117,510 lekë ose 857 euro.
Në këtë shumë përfshiheshin edhe uniformat ceremoniale dhe ato të punës.
Tenderët e veshjeve të policisë disa herë kanë qenë objekt akuzash për abuzimi. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë inspektimeve rutine në Ministrinë e Brendshme disa herë ka gjetur parregullsi në këto tenderime.

Tenderi

Sipas të dhënave të shpallura në Agjencinë e Prokurimit Publik gara e 4 prillit 2017, u zhvillua në katër lote.

Loti i parë përfshin prokurimin e 955,904,563 lekë, të cilat do të përdoren për blerjen e uniformave. Kështu uniforma e çdo polici do të kushtojë 86 mije lekë, ose 634 euro për person.

Loti i dytë parashikon 114,608,220 leke për blerje e këpucësh, ose 10.4 mijë (76 euro ) lekë për person.

Loti i tretë parashikon shpenzimin e 44 milionë lekëve për blerjen e gradave dhe stemave që kërkojnë uniformat e policisë, ose rreth 29 euro për person.

Loti i tretë parashikon blerjen e aksesorëve (kapelat, doreza etj) me një vlerë 178 milionë lekë ose 161 mijë lekë (118 euro) për çdo polic. DRONI.al

5 Komentet

  1. Te jesh nje zyrtar apo minister i pergjegjshe esht e veshtire por qe ti e ke treguar me se miri se je gatsjem te punosh per shqiperi e e shqiptaret e jo per te vjedhur e plotesuar interesa klienteliste.

  2. Do ti vishte policet me veshje sheiku ky se ishin vjetersuar. Shyqyr nje njeri qe nuk mendon per klientet e tenderave por ve popullin ne krye te punes se tij ne kaq pak kohe. Shpresojme te vazhdoje keshtu

  3. keto ishin shpenzime te kota marramendese per nje uniforme,ja sa mire qe u anullua tenderi dhe serisht policet do kene uniforma te mira dhe me pak te shtrnejta.

  4. Shqipetaret jane lodhur nga ministrat qe vijne ne pushtet dhe mendojne vetem per interesa personale.Me vjen mire qe tani qenka nje minister qe mendon per barren qe mban populli ne kurriz.

  5. Keta tenderat vetem per leke, se per cilesi i kemi pare ca veshje cop cop, normal duhej anuluar ishte veprimi me i drejte qe mund te merrej.

Leni një përgjigje