Policia e Lezhës konfirmon: Shembja e shkëmbit la tre persona të vdekur

Policia e Lezhës konfirmon: Shembja e shkëmbit la tre persona të vdekur

146
0
Shares

Policia e Lezhës ka konfirmuar se shkëputja e një shkembi masiv që zuri poshtë një makinë, ka lënë tre persona të vdekur.  Ngjarja e rende ndodhi në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV. Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY