VIDEO/ Fier, përplasen tre automjete, shoferi ngec brenda makinës

VIDEO/ Fier, përplasen tre automjete, shoferi ngec brenda makinës

127
0
Shares

Tre makina janë përplasur dhe nje shofer ka ngecur brenda “Audit”. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Raportohet se automjetet e përfshira në aksident janë një makinë tip “Audi” ngjyrë e zezë, një makinë tip “Ford Focus” ngjyrë gri me targa AA 501 CZ dhe një autobus i linjës Fier-Tiranë, me ngjyrë të kuqe. Siç edhe shihet në pamje, shoferi i “Audi-t” ka mbetur i mbërthyer brenda në automjet pasi ambulanca nuk erdhi në kohë në vendngjarje ta transportonte për në spital. Shkaku i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po udhëtonin automjetet. Sipas dëshmitarëve, shoferi i “Audi-t”, një burrë rreth të 40-tave ka mbetur i plagosur rëndë. Gjendja e tij shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare. Nuk dihet ende nëse ka viktima apo persona të tjerë të plagosur nga aksidenti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY