Bardhyli: Shteti shqiptar nuk ka lobuar për Kadarenë

Bardhyli: Shteti shqiptar nuk ka lobuar për Kadarenë

289
0
Shares

Alda Bardhyli, drejtore e UET PRESS e Qendra e Studimeve Kadare është shprehur sot në emisionin e mëngjesit Wake UP në Top Channel se shkrimtarit Ismail Kadare i ka munguar lobingu në vendin e vetë. Sot në orën 14.00 Akademia Suedeze pritet të ndajë çmimin e madh të letërsisë, dhe kjo ka rritur ethet e botës letrare. Sipas Bardhylit, ky është një çmim i vonuar për Kadarenë, pasi ai nuk është një shkrimtar i madh vetëm shqiptar, por shkrimtari më i madh i kohës.
“Sigurisht që suedezët e marrin parasysh mbështetjen që një shkrimtar merr nga vendi i vetë, dhe nga Shqipëria ka munguar një lobing i tillë, dhe pse veprat e Kadaresë nuk kanë nevojë për lobing”, ka thënë Bardhyli.
Sipas saj, rasti I shkrimtarit shqiptar është rasti unikal në historinë e një shkrimtari që është mbështetur vazhdimisht nga kritika botërore, e cila ka besuar herët në gjenialitetin e tij. Bardhyli ka vijuar duke thënë se “është e pafalshme për shoqërinë dhe intelektualët tanë që kanë heshtur ndaj akuzave që janë bërë shpesh shkrimtarit në shtyp mbi raportin e tij me regjimin”.
Megjithatë Bardhyli duket optimiste për ditën e sotme, pasi në një status në faqen e saj në FB shkruan se “beson se Nobeli këtë vit do të jetë për Kadarenë”, duke besuar në një qasje të re gjeopolitike që këtë vit e afron këtë çmim me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY