VIDEO/ Përdhunojnë shoqëruesen e nuses, pamjet bëjnë xhiron e internetit

VIDEO/ Përdhunojnë shoqëruesen e nuses, pamjet bëjnë xhiron e internetit

309
0
Shares

E bërë gati, në makinë me shoqëruesit e dhëndrit për të shkuar në vendin ku do të mbahej ceremonia e miqve të përbashkët… Pikërisht gjatë rrugës, një vajzë e re, shoqëruese e nuses, është përdhunuar nga dy djem të cilët edhe e kanë xhiruar skenën. Videoja më pas ka përfunduar në internet. Në pamjet e dhunshme, vajza përpiqet të shpëtojë nga duart e të dyve, që ndërkohë i shqyejnë të brendshmet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kinë, në qytetin Xi’an. Video është publikuar në rrjetet sociale vendase në muajin qershor, ndërsa policia ka mundur të gjejë fajtorët: një 19-vjeçar dhe një 20-vjeçar që nuk janë denoncuar nga viktima. Motivi i kësaj ndodhie i kë rrënjët në traditën kineze, që në ditën e dasmës parashikon atë që quhet “naouhn”. Që do të thotë “të prishësh dasmën” me shaka kundrejt dhëndrit apo nuses, e me këtë justifikim gjithmonë e më shumë shoqëruese nusesh pësojnë skena dhune. Pjesa më e madhe e abuzimeve nuk denoncohen, për të mos i prishur ditën e gëzuar çiftit. Një ndodhi e ngjashme është verifikuar edhe në Guangzhou ku një prej shoqërueseve të nuses humbi jetën duke rënë nga shkallët, në përpjekje për t’i shpëtuar “shakasë” së shoqëruesve të dhëndrit. / revistawho.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY