E dashura virtuale i zhvati 60 milionë, dyshimet e Policisë për pretendimet...

E dashura virtuale i zhvati 60 milionë, dyshimet e Policisë për pretendimet e drejtorit të Postës

187
0
Shares

Policia ka hedhur dyshimet se drejtori i postes, Barush Ahmeti pas denoncimit për paratë që i zhvati e dashura virtuale, po fsheh diçka tjetër.
Sipas Policisë ai ka nxjerrë si justifikim lidhjen me vajzën për të mbuluar shpenzimin e 60 milionë lekëve. të cilat ishin siguruar kryesisht nga vëllezërit e tij që jetonin në emigrim prej disa vitesh.
Ekspertët nuk janë të bindur se 30-vjeçari mund të ketë shpenzuar 60 milionë lekë, duke i blerë dhurata të dashurës së tij.
“Nuk mendojmë se ai ka shpenzuar gjithë këtë shumë për dhurata dhe pagesa faturash për vajzën. Ne po bëjmë një mbledhje të shumës së përgjithshme, por vlera e pretenduar nga denoncuesi është jashtë logjike. Kemi dyshime se ai e ka nxjerrë si justifikim ketë, për të mbuluar diçka tjetër. Ndoshta kërkon të justifikojë lekët te vëllezërit dhe familja e tij, ndaj jemi shumë me dyshime në lidhje me këtë ngjarje. Mbase paratë i ka shpenzuar diku tjetër, me baste a gjëra të tilla, dhe kërkon t’i justifikojë me dhuratat që i ka blerë të dashurës. Kjo ngjarje do të hetohet me imtësi, pasi pretendimet e palëve janë kontradiktore në lidhje me shumën e supozuar 60 milionë lekë”, thanë ekspertët e Policisë. Sipas burimeve, në sendet e bllokuara nuk ka asgjë të kushtueshme.
Edhe rrobat, çantat, këpucët e bizhuteritë e blera së fundmi nga 27-vjeçarja rezultojnë më së shumti mall tregu dhe jo i blerë në dyqane të markave të shtrenjta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY