VIDEO/ “Fikni kamerat se erdhi ora e vrasjeve”

VIDEO/ “Fikni kamerat se erdhi ora e vrasjeve”

155
0
Shares

Ish Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në facebook. Berisha shorehet se është vetë shteti ai që fik kamerat në momentin që ndodh një krim, në mënyrë qe asgje te mos regjistrohet. Ai i referohet ngjarjes ne Elbasan.

Statusi i Berishës

Krimi i organizuar në Elbasan, si në mbarë Shqipërinë është krim shtetëror i organizuar!

Në katër ngjarjet e përgjakshme që kane tronditur qytetin, kamerat e sigurisë të pushtetit pra të Policisë së Shtetit dhe bashkisë së qytetit, janë fikur me urdhër për të mos filmuar aktet kriminale.

Kjo do të thotë se vete shteti fik kamerat duke thënë: “Na falni pak se tani kemi orën e vrasjeve”!

Se dyti, mashtrimet dhe trillimet e shtetit për ngjarjen e fundit të vrasësit Suel Çela dhe bandës së tij, dëshmojnë qartë se fuqinë e shtetit e kanë narkobanditët, ndaj dhe policia duke ditur këtë qëndron gatitur para tyre edhe kur sulmohet zëvendës drejtori i tyre.

Së treti, mungesa e plotë e hetimit të krimeve dëshmon se krimi është shtetëror ndaj dhe nuk guxon njeri të hetoj atë.

Së fundi, kreu i meduzës së krimit të organizuar, Edi Rama gjithë paraditen nuk tha një fjalë të vetme për Elbasanin, u detyrua të thotë vetëm dy-tre fjali të përgjithshme.

Më poshtë keni një video të plotë të inaktivitetit absolut të policisë natën e ngjarjes, i cili sipas disa të dhënave ka qenë i urdhëruar nga Tirana!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY