Kongo, rrëzohet aeroplani ushtarak, të paktën 10 viktima

Kongo, rrëzohet aeroplani ushtarak, të paktën 10 viktima

110
0
Shares

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasoje e rrëzimit të aeroplanit ushtarak. Ngjarja ndodhi në Kongo. Sipas autoriteteve lokale avioni  u aksidentua  menjëhërë  sapo ishte larguar nga kryeqyteti  Kinshasa.
Lajmin e konfirmoi Zëdhënësi i qeverisë, Lambert Mende.
Gjithashtu mediat lokale raportojnë se  nga aksidenti nuk kishte të mbijetuar, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende mister, pasi nuk ka asnjë version.
Nga të dhënat paraprake  mësohet se autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Dyshimet kryesore janë përqendruar në një problem të mundshëm teknik, ndërsa drejtuesi i aeroplanit ushtarak ka humbur kontrollin në fluturim, pa mundur të manovrojë në kohën e duhur, raportojnë mediat vendase.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY