Vlorë, rrihte vazhdimisht gjithë familjen, arrestohet 40 vjeçari

Vlorë, rrihte vazhdimisht gjithë familjen, arrestohet 40 vjeçari

76
0
Shares

Një familje e tërë ka rënë pre e dhunës së 40 vjeçarit. Ai ishte tepër agresiv dhe dhunonte gruan, djalin e tij të vogël, por edhe babanë e vet. Por Ysni Dosi u arrestua në flagrancë nga policia. Nga hetimet paraprake rezultoi se ai për një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve:shtetases L.D., 39 vjeçe, djalit të mitur A.D, 13 vjeç si edhe ndaj babait të tij, B.D. që ishte me urdhër mbrojtje. Ysni Dosi përveç rasteve të kryerjes së veprës penale dhunë në familje rezulton i dënuar edhe herë të tjera për një tjetër vepër penale, atë të vjedhjes. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY