EMRAT/ U kapën duke vjedhur naftë, arrestohen 3 ruajtësit e TAP

EMRAT/ U kapën duke vjedhur naftë, arrestohen 3 ruajtësit e TAP

145
0
Shares

Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke vjedhur naftë. Ngjarja ka ndodhur në Korçë.  Të arrestuarit jane punonjës të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, dhe kishin për detyrë ruajtjen e automjeteve të gazsjellësit TAP. Në prangat e policisë kanë rënë Marinel Demçe, 33 vjeç, banues në Shtyllë-Korçë, Semi Llomi, 23 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, Armand Bregu, 30 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, të tre me detyrë punonjës pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike (neni 135 i Kodit Penal). Sasia e vjedhur e karburantit iu shitej më pas, personave të tjerë prej tyre. Në kuadër të këtij operacioni filloi gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj E.Z, 25 vjeç, banues në Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) person i cili duke qenë në dijeni ka marrë prej shtetasve të mësipërm, në vazhdimësi sasinë e karburantit të vjedhur, duke i’a u shitur atë personave të tretë me qëllim përfitimi.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një mjet fuoristradë tip “Mitsubishi” si edhe një sasi prej 360 litra naftë, e ndarë në 18 bidona plastikë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale” parashikuar nga neni 135 e 287/b të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY