TVSH bllokon Kuvendin, Berisha: Akt i papreçedentë, Noriega ka frikë nga fjala...

TVSH bllokon Kuvendin, Berisha: Akt i papreçedentë, Noriega ka frikë nga fjala e lirë

99
0
Shares

Vendimi i TVSH  për të mos dhënë sinjalin për televizionet e tjera ka sjellë reagimin e Ish- kryeministrit Sali Berisha. Berisha është shprehur se ky është një akt i papreçedentë dhe atentat.

“Ndërprerja e sinjalit nga TVSH për mediat të cilat në vite kanë përcjellë ditë e natë punimet e parlamentit përben një atentat të rënde dhe akt prej xhelati të Këllcit të zi dhe Ramës të zi. Ky vendim është vepër e Edi Ramës. Ky është akt prej xhelati i fjalës së lirë. Dhunim i madh i të drejtës së informacionit. E drejtë që lidhet më shumë se çdo e drejtë tjetër me transparencën. Jam këtu për të dënuar këtë akt të papranueshëm në një vend të lirë. Vetëm ai që ka frikë nga 2.4 mln vota dhe abstenime që ndien neverinë dhe përçmimin e qytetarëve shqiptarë mund të marrë një veprim të tillë. Iu bëj thirrje gazetarëve të bëjnë dhe ata format e protestës duke konsideruar edhe “blackout” total të qeverisë. Akti i turpshëm i pashembullt, këtë mund ta imagjinojnë vetëm mendje të sëmura që iu kthehen kohërave më të zeza të Shqipërisë apo regjimeve totalitare”,- u shoreh Berisha në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY