Krimet e Rënda si “aeroplan pa bisht”, herë heqin dorë nga ngjarja...

Krimet e Rënda si “aeroplan pa bisht”, herë heqin dorë nga ngjarja e Elbasanit, herë bëjnë show me mbledhje prokurorësh

370
1
Shares

Pas incidentit të rëndë të ndodhur me Policinë e Elbasanit në tregun “Agro-Ushqimor”, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, merr situatën në dorë.
Kjo mbledhje denoncon një mungesë serioziteti dhe koherence nga kjo prokuroi, e cila vetëm dy ditë më parë deklaroi “zbythjen” për “moskopetencë” për hetimin e kësaj dosje.
ABC News ka mësuar se gjatë takimit të mbajtur në zyrën e shefit të akuzës, Hajdarmatij i ka kërkuar vartësve të tij, e po kështu edhe Policisë së Elbasanit marrjen e masave të menjëhershme që histori të tilla të mos përsëriten më. Në ngjarjen e 18 shtatorit, automjeti i zv. Drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi, u godit nga një makinë e blinduar në momentin që po shoqëroheshin 3 persona në komisariat.
Emri i drejtuesit të mjetit nuk bëhet i ditur nga uniformat blu edhe pse e kanë identifikuar se kush ka qenë në drejtimin e tij. Ky takim i thirrur nga kreu i prokurorisë, bëhet në kuadër të një analize të hollësishme të incidentit, mes policisë dhe biznesmenit, Petrit Çela. Ky i fundi kallëzoi penalisht 6 policët që ndërhynë forcërisht në magazinën e tij, në Lagjen “Dyli Haxhire”. Gjithashtu, pritet që në ditën në vijim të ketë një plan të hollësishëm masash për mënyrën se si do të veprohet për të ulur kriminalitetin në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë, të prangosur qëndrojnë Ledio Zabeli dhe roja i tregut, Valmir Dedja. Per Kelmend Xhaferin, presoni i cili drejtonte një mjet tip “Range Rover”, Gjykata e Krimeve të Rënda, e kishte lënë më herët në arrest shtëpie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY