Mbledhja për organet e Vettingut, Tahiri: Ta pastrojmë qeverinë nga krimi, të...

Mbledhja për organet e Vettingut, Tahiri: Ta pastrojmë qeverinë nga krimi, të mos kursehemi

90
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar sot në mbledhjen e grupit që qeveria të mos kursehet për organet e Vettnigut.
Ai theksoi se duhet të shkurtojmë diçka diku tjetër dhe nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare, në mënyrë që të mos fshihen pas vendimmarrjes.

“Hajde të shkurtojmë dicka tjetër, këtu nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare.
Ditën e premte kur të fillojnë punën, këta njerëz të mos e kenë si justifikim këtë cështje. Kjo është një situatë e pazakontë që duhet të zgjidhen me mjete të pazakonta.
Ne duhet ti kërkojmë llogari për atë që bëjnë dhe të mos fshihemi pas vendimmarrjeve tona.
Ne nuk na shërben qasja e kontabilistit në historinë e vettingut dhe nuk duhet parë në çështjet financiare”- deklaroi ai.

Ndërsa ministri Ahemtaj reagoi duke thënë se struktura është e plotë, pasi janë bërë shtesa të konsiderueshme financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY