Fraksionet në PD, Basha tregon synimin e tij

Fraksionet në PD, Basha tregon synimin e tij

72
0
Shares

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur edhe për deklaratën e tij pak ditë më parë se nuk do ketë fraksione në PD. Kryedemokrati u shpreh se PD është e hapur për këdo që mund të kontribuojë dhe ndaj mendimit ndryshe, por synimi sipas tij është që vendimmarrja të shkojë tek anëtarësia.

 

“Mbaj mënd që jam përgjigjur për fraksionet në PS në vitin 2005. Unë kam thënë se ka fraksione bananesh, çeliku. Pra çfarë janë fraksionet? Nëse bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e grupimeve të ndryshme jemi të hapur për këdo që të kontribuojë, por ky nuk është fraksion. Vendimet në PD merren sipas normave statuore. Partia ka norma dhe gjithkush gjen veten. Synimi im është që vendimmarrja të shkojë tek anëtarësia dhe ky është modeli më i mirë që ka edhe perëndimi. Mendim ndryshe do ketë dhe ka pasur vend në PD. Stili i Berishës ka qenë ndryshe dhe nuk duhet të ngatërrohet qëllimi ndryshe me synimet. Pasi ka edhe njerëz që i shërbejnë kundërshtarit dhe jo partisë që përfaqëson. Ne jemi të hapur ndaj mendimit ndryshe dhe mendimit kritik. Të qenit demokrat nuk lidhet me kolltukun e deputetit”- tha Basha./balkanweb/ 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY